Agjencia e lajmeve greke publikon lajmin: Qeveria shqiptare fshin vendimin për pronat në bregdet…

0
80

Agjencia e greke e lajmeve ANA-MPA ka publikuar lajmin se qeveria shqiptare ka fshirë nga Fletorja Zyrtare vendimin që parashikon konfiskimin e pronave që u takon minoritetit grek në Shqipëri.

Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, citon burime nga ministria e jashtme vendase, e cila thotë se “mesazhi i djeshëm i kryeministrit Tsipras ishte veçanërisht i qartë dhe nuk linte asnjë hapësirë keqinterpretimi nga ana e udhëheqjes shqiptare në lidhje me kushtin e respektimit absolut të të drejtave dhe pronës pakicave”

Referuar burimeve, më tej agjencia e lajmeve thotë se “mbetet për tu parë nëse kjo lëvizje ishte hapi i parë për anulimin e plotë të vendimeve të papranueshme që shënjestrojnë minoritetin grek dhe pronat e tij, duke dëmtuar në mënyrë të pariparueshme perspektivën europiane të Shqipërisë”.

“Kjo perspektivë ka si kusht respektimin e plotë të të drejtave të gjithë minoriteteve që jetojnë në Shqipëri dhe që presim të sanksionohen në ligjet zbatuese për pakicat”, mbyll artikullin agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here