Tropoja ‘merr flakë’, zjarri vijon prej 8 orësh, ende as një zjarrfikëse!!!

0
140
Një zjarr ka rënë që në mesditë në masivin e gështenjave në Geghysen të Tropojës.
Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Geghysen të Tropojës. Zjarri ka përfshirë një masiv me gështenja. Ndonëse zjarri vijon prej 8 orësh, asnjë zjarrfikëse nuk ka arritur në vend ngjarje.
Featured image of article: Skandal në Tropojë/ Zjarr në masivin e gështenjave që prej mesditës, ende as një zjarrfikëse

 

Deri më tani zjarri jo vetëm që nuk është fikur nga zjarrfikësit, por po vazhdon të intensifikohet.

Zjarri i ndihmuar edhe nga era ka marrë përpara të gjitha pemët me gështenja, të cilat janë burim të ardhurash për banorët e zonës.

Edhe pse zjarri ka të paktën 8 orë që është aktiv, në zonë sipas banorëve nuk ka mbërritur asnjë zjarrëfikëse duke i lënë shtëpitë e banorëve në mëshirë të flakëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here