Ish-aleati i Ramës: Ka rënë si Kryeministër

0
131

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, deklaroi se nuk është penduar që dorëzoi mandatin. Ai shtoi se prej një viti nuk ka kërkuar të marrë fjalën në Parlament, sepse sipas tij, “fjala në atë institucion ka humbur peshën”.

Dule po ashtu u shpreh se do të preferonte që ta cilësojnë qytetar dhe jo të prezantohet si ish-deputet. “Aspak. Do doja që në prezantim të mos më quanit ish-deputet, por qytetar i lirë. Për rreth 12 muaj unë nuk kërkova të marr fjalën sepse në atë institucion fjala kishte humbur peshën. Dhe populli thotë ‘kur fjala humb peshën, kurseje’. Nuk jam bërë pishman. Për momentin pa mbaruar sfida aktuale nuk e kam menduar të tërhiqem. Më përpara e kam menduar tërheqjen, por në këto kushte jo”, tha Vangjel Dule.

Kreu i partisë që përfaqëson interesat e minoritetit grek tha se Edi Rama ka rënë si kryeministër dhe do të duhet vetëm pak kohë sa kjo gjë të konfirmohet me lëvizjes konkrete.

PBDNJ ishte pjesë e koalicionit që drejtohej nga Edi Rama gjatë kohës që PS ishte në opozitë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here