Denoncim i fortë nga Protoduari: ‘E lanë pa bukë dhe ujë për tri ditë në Drejtorinë e Policisë’

0
99

Dorian Protoduari, i arrestuar pas protestës së madhe të opozitës së javës së kaluar, vazhdon të qëndrojë në qelitë e Policisë.

E ëma e tij Lindita Protoduari, e ftuar në “360 gradë” në Ora Nees, tha se djali i saj është keqtrajtuar në Polici dhe se është lënë pa bukë dhe ujë për tri ditë.

Pjesë nga biseda:

Zheji: Çfarë ka bërë djali juaj, për çfarë akuzohet?

Protoduari: Djali im nuk ka bërë asgjë.

Zheji: Kur e keni takuar për herë të fundit djalin?

Protoduari: Unë si nënë nuk kam vajtur ta takoj sepse jam edhe vetë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Tre ditë që e kishin mbajtur në drejtorinë e Policisë, le që e kishin keqtrajtuar, por edhe bukë e ujë nuk i kishin dhënë.

Unë vij nga një familje me shumë peripeci dhe në drejtorinë e Tiranës ishte një drejtor që më ka dënuar vjehrrin, kur prokuroria e asaj kohe ka kërkuar ta dënojë me 25 vjet ai vetë ka kërkuar pushkatim, Dhe sot ata hakmerren ndaj djalit tim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here