Debate të forta mes prokurorit dhe Markut: Po shet si sukses dosjet e mia, po mburreni me punën tonë…

0
127

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ka bërë sot analizën vjetore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura ka pasur debate të forta mes saj dhe prokurorit Besim Hajdarmataj. Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda ka replikuar me Markun, duke i thënë se ajo ka folur për dosje që nuk ka asnjë meritë.

Nga burime të Dosja.al nga mbledhja te Krimet e Rënda mësohet se, Hajdarmataj i tha thënë Kryeprokurores: “Nëse keni raste kur dosjet janë bllokuar për çështje personale duhet të na i thoni, ndërkohë që ne po mburremi me punën tonë”.

Po i njëjti burim shton se, ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda ka shtuar se drejtuesja e organit të akuzës nuk ka asnjë meritë për shumë dosje, pasi përgjimet dhe hetimet janë drejtuar prej tij. Hajdarmataj, më tej, mësohet të jetë shprehur se, Prokuroria dosjet që ai ka drejtuar po i çojnë në Bruksel si meritë, për të hapur negociatat, por asnjë nga ato dosje nuk ka nisur në periudhën kur në krye të akuzës ka qenë Marku.

Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka zhvilluar një takim me prokurorët e Tiranës ku i ka kritikuar për punën e tyre. Marku është shprehur se në këtë prokurori janë zvarritur çështje pa arsye po ashtu ka shtuar se për shkak të ngarkesës është ulur cilësia e hetimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here