Nga djali i Preç Zogajt tek motra e Aleksandër Frangajt e vëllai i Arjan Canit!!!

0
208

Sot janë mësuar disa shkarkimet që deklaroi Cakaj, ku të prekurit janë të gjithë punonjës të ambasadave shqiptare në vendet e Evropës.

Sot janë mësuar disa shkarkimet që deklaroi Cakaj, ku të prekurit janë të gjithë punonjës të ambasadave shqiptare në vendet e Evropës. Burime nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëjnë me dije se janë 7 diplomatë që janë shkarkuar dhe pritet të kthehen në Tiranë.

Ministri i deleguar për Evropën dhe Punët e Jashtme, ditën e djeshme në një deklaratë për mediat ditën e djeshme bëri me dije se kishte marë vendimin për shkakrimin e disa punonjësve që ai kishte nën varësi.

Burime për Dosja.al nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëjnë me dije se janë 7 diplomatë që janë shkarkuar dhe pritet të kthehen në Tiranë. Të njëjta burime për Dosja.al shtojnë se të shkarkuarit janë:

-Xhuli Keko, e veja e shkrimtarit Teodor Keko – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Holandë.

-Majlinda Dodaj, motra e Aleksandër Frangajt – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan.

-Alket Çani, vëllai i gazetarit Arjan Çanit– Diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Francë.

-Inid Milo, vajza e historianit Paskal Milos– Drejtuese e Drejtorisë së NATO-s pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

-Besjan Zogaj, djali i Preç Zogajt,– Diplomat pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

-Pranvera Skana, ish-bashkëshortja e Henri Çilit – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar.

-Gerarta Ballo, vajza e gazetarit Artur Zhejit– Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Itali.

Sot Cakaj nga Komisioni i Integrimit u shpreh se media e kishte cituar gabim deklaratën e tij, për shkarkimin e 20 diplomatëve“E para citimi i deklaratës sime nuk ishte saktë për faktin që kam vendosur të shkarkoj 20 punonjës. Unë kam thënë se me një pjesë të punonjësve është bërë shkëputja e marrëdhënies së punës dhe një pjesë do bëhet transferimi. Por nuk janë bërë 20 shkarkime nga puna”, tha Cakaj.

Një pjesë e diplomatëve të shkarkur shërbejnë për më shumë se një dekadë në përfaqësitë e Shqipërisë, por nga dje ata nuk janë më pjesë e diplomacisë. Cakaj vendimin e tij e justifikoi gjatë deklaratës duke thënë se shumë punonjës nuk ishin në lartësinë e detyrës që mbanin dhe në nuk ishin një linjë me vizionin e qeverisë dhe Kryeminsitrit Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here