Balliu iu drejtua me një pyetje kryeministrit Rama se përse policia i arreston protestuesit, kur këta ia kanë thënë para kamerave çfarë kanë pasur për të thënë.
Në protestën e banorëve të Astirit, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i quajti arrestimet e bëra një ditë më parë si burracakëri të Ramës.
“Ne kemi këtu 5 muaj. Ka qenë protestë e lodhshme, por ju keni rezistuar, dhe falë kësaj rezistence ato shtëpi janë aty. Po të mos ishte kjo rezistencë, gjakun tuaj sot do ta gëzonin Taulant Bego, Taulant Balla dhe Edi Rama. Dua të pyes milicët, për çfarë i mërrni këta protestues, kur këta ua kanë thënë para kamerave ato çfarë kanë pasur për të thënë. Ky është një kryeministër që është shpallur në kërkim. Kur është në Shkodër ia mbath në Lezhë, kur jemi para parlamentit ia mbath në Vlorë. Ky është një kryeministër i pabesë, që ju i dhatë votën kurse ky iu preu në besë.”, tha Balliu.