Gjatë fjalës së tij me strukturat e partisë në këtë qytet, Braimllari diskutoi për zhvillimet politike në vend, si dhe situatën ku ndodhen sot shqiptarët si pasojë e keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari zhvilloi sot një takim me Kryesinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Pogradecit.
Braimllari tha se si pasojë e mungesës së investimeve dhe projekteve për qytetarët, sot të rinjtë po largohen nga vendi. “Largimi i të rinjve nga vendi është një problem shqetësues që duhet të vinte në lëvizje qeverinë për të hartuar politika afatgjata, por sot të rinjtë nuk kanë asnjë garanci me këtë model qeverisje”,- tha ndër të tjera Braimllari.
Sekretari i LSI-së u ndal dhe në problematikën e rëndë me të cilën përballen sot fermerët në Qarkun e Korçës. “Qeveria Rama me politikat e taksave të larta shkatërroi bujqësinë. Nuk favorizohet prodhimi vendas, por ai i importit dhe kjo ka sjell falimentin e shumë fermerëve dhe rrjedhimisht mbylljen e vendeve të punës duke i detyruar të emigrojnë. Kjo nuk është më qeverisje, por shkatërrim”,- deklaroi Endrit Braimllari.