Vuani nga pagjumësia? Ja cilat janë gjenet e saj…

0
145

Një grup shkencëtarësht kanë identifikuar 57 gjene të lidhura me simptomat e pagjumësisë.

Studiuesit nga Harvard Medical School në bashkëpunim me University of Exeter Medical School treguan një lidhje shkakësore mes insomnisë dhe sëmundjes së arteries koronare.

“Gjetjet tona konfirmojë rolin e gjenetikës në simptomat e pagjumësisë,”-tha autorja e studimit Jacqueline Lane. “Gjenet e identifikuara na ndihmojnë të kuptojmë pse njerëzit vuajnë nga pagjumësia dhe cilat sisteme preken. Kjo do na ndihmojë në trajtime të reja terapeutike.”

Pagjumësia prek rreth 10 deri në 20 % të të rriturve dhe sipas studimeve në rreth 1/3 e rasteve pagjumësia është e trashëguar.

Ndërsa vlerësohet se pagjumësia rrit rrezikun e çrregullimeve të ankthit, çrregullimit të përdorimit të alkoolit, depresionit të madh dhe sëmundjes kardiomiektolike.

Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e 450.000 pjesëmarrësve në studim, 29 % e të cilëve kanë raportuar simptoma të shpeshta të pagjumësisë.

Dhe u zbulua se ka një lidhje midis pagjumësisë dhe çrregullime kronike dhe tani ka dëshmi se rreziku i depresionit dhe sëmundjeve të zemrës rritet për shkak të këtij çrregullimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here