Shtyhet seanca gjyqësore Shullazin dhe bandën e tij…!!!

0
132

Është shtyrë sërish sot, seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij kriminal. Shkak është bërë avokatja e një prej të akuzuarve, Gilmando Danit, e cila ka dhënë dorëheqjen. Avokatja është arsyetuar se ndodhet jashtë vendit për shkaqe shëndetësore.

Edhe seanca e mëparshme, më 19 shkurt 2019 u shty prej mungesës së dy avokatëve.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, vendimin për Emiljano Shullazin dhe 4 bashkëpunëtoret e tij të dënuar.

Emiljano Shullazi është dënuar me 14 vjet burg nga 17 vjet burg që kishte kërkuar Prokuroria.

Gilmano Dani, me 12 vjet burg nga  15 vjet burg që kishte kërkuar Prokuroria.

Endrit Qyqja, me 10 vjet burg nga 11 vjet burg që kishte kërkuar Prokuroria.

Endrit Zela, me 10 vjet burg nga 11 vjet burg që kishte kërkuar Prokuroria.

Blerim Shullazi, me 9 vjet burg nga 10 vjet burg që kishte kërkuar Prokuroria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here