Në rast se ky proces do të kalohet Valikaj do të kthehet në detyrë në Prokurorinë e Tiranës, në të kundërt do të përjashtohet nga organet e drejtësisë, të paktën për 10 vitet e ardhshme.
Ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë është diskutuar dhe rikthimi në detyrë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës i Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj.
Valikaj i ishte drejtuar Gjykatës Administrative në Tiranë, me qëllim kundërshtimin e vendimit të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili në 2015 refuzoi të dekretojë Valikaj nga oficer të Policisë Gjyqësore në Prokuror.
Dy anëtarë të KLPsë kanë kërkuar pezullimin e vendimit deri në verifikimin e rastit në fjalë, ndërsa rikthimi i tij në detyrë është kushtëzuar me procesin e Vetingut.