E paskemi ditur të gjithë gabim, studimi: Vezët janë një vrasës i heshtur…

0
110

Historikisht është folur për benefitet shëndetësore që vijnë bashkë me konsumimin e vezëve.

Por, sipas një studimi të postuar në “Journal of the American Medical Association”, vezët në fakt janë një vrasës i heshtur që vepron ngadalë.

Në artikullin e botuar thuhet se personat që hanë dy ose tre vezë në ditë rrezikojnë të humbin jetën përpara kohe.

Kjo pasi, sipas studimit, rriten shanset për një atak në zemër ose goditje në tru me 27 për qind.

Gjetjet supozohet se bazohen në një studim të kryer duke monitoruar 30,000 persona të rritur për 30 vite.

Sipas autores të raportit, Norrina Allen, kjo ndoshta shpjegohet nga fakti se vezët (dhe sidomos e verdha e tyre) kanë një sasi të madhe kolesteroli, dhe ky i fundit është i lidhur me sëmundjet e zemrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here