Drejtoreshës së MSH i vjedhin 300 mijë euro, ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia…

0
98

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot në “Facebook”, denoncimin e qytetarit dixhital, sipas të cilit drejtoreshës së kabinetit të Ministres së Shëndetësisë, i kanë vjedhur në shtëpi 300 mijë euro.

Ndër të tjera thuhet se ngjarja që është mbajtur e fshehtë nga policia ka ndodhur në 2018, pasi Erjona Hoxha nuk mund të justifikonte shumën.

Postimi i plotë:

Denoncon drejtoreshen qe i kane vjedhur 300 mije euro dhe policia fsheh kete akt
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Profesor Berisha. Une jam nje punonjese e Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale. Do te doja te denoncoja dicka te padegjuar me pare qe ka ndodhur ne ministrine ku une punoj prej shume vitesh. Drejtoreshes se kabinetit te ministres Erjona Hoxha i kane vjedhur ne shtepi nje shume prej 300.000 eurosh. Ngjarja ka ndodhur ne tetor 2018 por eshte mbajtur e fshehte nga policia se kuptohet ate shume Erjona Hoxha nuk mund ta justifikinte.

Me e rendesismja eshte se Erjona eshte kryesekserja e ministres Manastirliu dhe te dyja bashke po kerkojne qe keto para te vjedhura ti zevendesojne perseri me te tjera vjedhje.kuptohet qe Erjona eshte rojtarja.

Vjedhja,arroganca,gjobevenia,klientelizmi jane tipari dallues i kesaj bande.Gjithe llumin e pisllekun kjo bande perpiqet ta mbuloje me makiazhe te shtrenjeta dhe like e share me detyrim ne facebook.

Te lutem doktor anonim pasi hakmarrja e tyre nuk njeh kufij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here