Zjarri dyshohet i qëllimshëm, flakët shkrumbojnë 10 ha pyje në Lezhë…

0
134

Rreth 10 hektarë pyje janë djegur ndërsa forcat e Inspektoratit Pyjor kanë zbarkuar në terren dhe po bëjnë të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve.

Një zjarr masiv ka rënë gjatë ditës së sotme në zonën e njësisë administrative të Ungrejt në Lezhë, konkretisht në vendin e quajtur Fregen.

Gazetari i ‘BalkanWeb’, Elidon Ndreka raporton se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa menjëherë grupi hetimor ka nisur punën për dokumentin e situatës. Kujtojmë se po gjatë ditës së sotme një tjetër zjarr i fuqishëm dogji mbi 4 hektarë pisha në parkun kombëtar të Qafështamës në Krujë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here