Pse PS shpërdau për mediat vetëm fjalimin e Ballës, por jo edhe deklaratën e Ramës?

0
120

ShumË interesant fakti që PS shperdau për mediat vetëm fjalimin e Ballës dhe Deklaraten e Kongresit, por jo edhe Ramen.

Në përfundim të Kongresit të Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Taulant Balla bëri të ditur për mediet edhe një deklaratë të miratuar nga të gjithë pjesëmarrësit.

 

“Ne erdhëm me bindjen se jemi e vetmja forcë politike që mund të ofrojmë ekonomi, shërbime për të gjithë, drejtësi sociale dhe punësim. Të ndërgjegjshëm se opozita ka krijuar një ngërç artificial, na lind detyra të përfaqësojmë masën e të gjithë shqiptarëve që duan një të ardhme më të mirë, një Shqipëri europiane”, u shpreh Taulant Balla.

Ai përmendi arritjet në këtë gjysmë të parë qeverisjeje nga PS-ja e vetme në pushtet.

“Ka ardhur koha të bëjmë një bilanc për të gjitha angazhimet e ndërmarra deri më sot. Kemi siguruar rritjen më të madhe ekonomike, punësimin më të madh, rritjen e investimeve të huaja direkte në nivele rekord për 3 vite radhazi, rritje të konsumit dhe rritje dyshifrore të konsumit dhe turizmit e vizitorëve. Falë taksës progresive, shqiptarët kanë përfituar ulje të drejtpërdrejtë të barrës fiskale, sikurse edhe bizneset. Të ardhurat janë rritur ndjeshëm dhe përfitimet më të mëdha i kanë ndierë familjet me të ardhura më të ulëta”, tha Balla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here