Përgjimet që “gozhduan” numrin 2 të PS, Taulant Ballën! “Për të shpëtuar pushtetin kriminal!”

0
101

Përgjimet zyrtare të prokurorisë faktojnë sajimin e dëshmitarit të rremë dhe gjithçka qëkemi thënë që nga zbulimi i skandalit të përfshirjes në narko-trafik dhe të ofrimit të lehtësirave për trafikun e drogës për vëllain e ish-ministrit të brendshëm, deputetit të sotëm Fatmir Xhafaj. Gjithçka sot provohet të jetë e vërtetë.

Përgjimet zyrtare të prokurorisë dëshmojnë vënien e qeverisë në shërbim të krimit dhe të mbulimit të tij për të shpëtuar Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, por, në fakt, për të shpëtuar pushtetin kriminal të ndërtuar nga Edi Rama.

PËRMENDJA E TAULANT BALLËS NË BISEDË ME DREJTORIN E FIERIT

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Alo!
Alfred Alizoti: Urdhëro!
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: O Fredi, po po vi mo burr, sa kalova Kolonjën. Po vi!
Alfred Alizoti: (nuk kuptohet mirë) … di unë tani
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Jam në Kolonjë tani, kalova Kolonjën. Tani jam në Vajkan.
Alfred Alizoti: Ore vlla, je drejtori ti apo jo?!
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Tani, unë jam drejtori Albert Nushi. Tani ku do më presësh?
Alfred Alizoti: Eeee, unë po të pres te QTU-ja…
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Ku je ti, ku je?
Alfred Alizoti: E..
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Hë…
Alfred Alizoti: Dua të takoj Taulant Ballën
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Kë do të takosh?
Alfred Alizoti: Taulant Ballën ëë vlla. Ë të keqen. Janë muhabete.. të sqaroj unë po hë
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Mirë hajde, mi sqaro.. hajde ciao

Përgjimi zyrtar me Drejtorin e policisë së Fierit, fakton se policia është vënë në shërbim të qëllimit politik të qeverisë për të fshehur të vërtetën e vëllait të ministrit të brendshëm dhe për të akuzuar opozitën. Ka dhjetëra komunikime apo qindra komunikime në fakt mes drejtuesve të policisë dhe një trafikanti ndërkombëtar droge dhe një të dënuari ordiner si Alfredi Alizoti vetëm për shkakun se ai tenton të përdoret kundra opozitës. I kërkoj shumë ndjesë publikut për fjalorin që përdor në këtë rast Drejtori i policisë dhe i përgjuari tjetër, miku i qeverisë Alizoti për fjalorin e tyre, por ky është fjalori i zyrtarëve të qeverisë dhe i kryeministrit dhe ministrave të tij.

BISEDA ME DREJTORIN E POLICISË FIER

Biseda e transkriptuar

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Fredi..
Alfred Alizoti: Hë, urdhëro. Ça po bën?
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Mirë
Alfred Alizoti: Po si më lini mua rrugëve këtu. Edhe ai b.q.. Ai është b.q prokuror, po unë …
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po ku je o ku je?
Alfred Alizoti: Dëgjo mua, dëgjomë mua. Dëgjomë mua të flas unë tani. Do më dëgjosh mua të flas tani
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Ku je ti ore ku je?
Alfred Alizoti: Do më dëgjosh mua tani.. atë që kam nisur… Eee
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Hë?
Alfred Alizoti: Desha t’i them qëparë: Të kam q.. robt..
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Ku je tani ku je? Në Fier?
Alfred Alizoti:Jam në Tiranë tani, dëgjomë mua…
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Hë?
Alfred Alizoti: Desha ti them qëparë: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Pse ça të tha?
Alfred Alizoti: Më tha mua mos më bëj zotërinë, jam zoti prokuror, desha ti thosha të kam q…motrën mu në p…
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Fredi, po më dëgjo, Frediii. Dëgjomë pak mua!
Alfred Alizoti: Nuk më rruhet k… mua…
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po dëgjomë pak mua ore…
Alfred Alizoti: E ka marrë përsipër Gramozi këtë punë
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Frediiiiii
Alfred Alizoti: Dëgjomë mua ça të them.. Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k. muhabete, e ka marrë në dorë Gramozi këto punë. Fola me Gramozin se I bëj parapritë muhabeteve unë. Nuk jam…
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj?
Alfred Alizoti: Dua diçka se kam ngelë rrugës
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: hë më thuaj, ça do?
Alfred Alizoti: Unë kam ngelur ku më le rradhën e parë
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: E ça do nga unë?
Alfred Alizoti: Do më dërgosh njeri që të flas
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Jam në Fier kam një ngjarje, jam këtu në Ballsh
Alfred Alizoti: Dëgjomë një minutë mua, dëgjomë. E mban mend ku me ke lënë herën e pare?
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po
Alfred Alizoti: Do më dërgosh njeri të më marrë në telefon për 10 minuta, çerek ore.
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po
Alfred Alizoti:E mban mend ku më ke lënë?
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po e mbajë mend, unë Tiranën pak e njoh.
Alfred Alizoti: Do më dërgosh njeri, jepi numrin e telefonit
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po,po, patjetër. Po të lutem se unë tashi ka rrezik edhe për pak të mos më kapi telefoni se jam në një vend këtej nga Ballshi..
Alfred Alizoti: Unë skam lek tani..
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po do të nis unë njeri me lekë
Alfred Alizoti: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi:Po, po. E kuptova
Fredi: E mirë hajde rrofsh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here