“O Fik!” Nga Arian Galdini: Një Kongres për Edin edhe një Aheng për Lali Erin!

0
134

Nga Arian Galdini

O Fik!

Një Kongres për Edin dhe një Aheng për Lal Erin. Kjo ishte dita e sotme që shënoi edhe rikthimin e PS në sulm. Prej 16 shkurtit, skena politike shqiptare kishte filluar të fliste vetëm egërsisht dhe Edi Rama bashkë me Qeverinë dhe Partinë e tij, ishin strukur ndoshta taktikisht, por me shumë gjasa edhe pse nuk dinin si ti përgjigjeshin shtrëngatës opozitare. Sot si për të 40tat e vdekjes së politikës, Edi Rama e ndau mendjen që të hedhë vallen e të marrit mbi kufomën e saj. Ndërsa e gjithë shoqëria shqiptare, edhe ndërkombëtarët gjithashtu, po prisnin zgjidhje për të gjetur udhë Dialogu mes Qeverisë dhe Opozitës, Edi Rama sot sfidoi me fitoren e të vetmes rrugë. Pikërisht kjo mendësi e Rilindjes si e vetmja rrugë, ka qenë edhe shkasi i frakturës ekstreme ku ndodhemi prej 6 vitesh, madje edhe i honit ku të gjithë janë hedhur me sy mbyllur. Ndaj, kur Lal Eri foli për legjendën e Rozafës, ishte aq gjysmak qoftë nga padija e tij por edhe nga ngërçi skematik mbi të cilin ishte ngritur skena e ahengut për shpalljen e rikandidimit të tij, saqë na tregoi se cilët ishin ata që e prishnin kështjellën natën, e nuk na tha se cilën “nuse shtëpie” do sakrifikonte Rilindja që të ndalet rrënimi. Aq i trishtë ishte ahengu i Lalit në këtë ditë me diell marsi, sa iu desh ti rikthehej mashtrimit me çerrin që shiste fiq për tu bërë sadopak argëtues dhe ndjellaqeshjesh për pjesëmarrësit e ftuar me whatsappin e partisë dhe administratës. Meqë Edit i pëlqen ta thjeshtëzojë gjuhën duke folur për kazan, tepsi, shushunja, kadrinj, e kështu me radhë, po përpiqem edhe unë ti rikujtoj se dikur në traditën shqiptare, burrat kishin si simbol të pleqërimit dhe urtësisë, rrapin. Të ndihesh modern e fitimtar se të ka ngel në dorë çerrëzimi dhe fiku, do të thotë as më shumë dhe as më pak veçse të ka mbaruar ora. Me revansh e fitore me të vetmen rrugë dhe me Lal Çerrin a Lal Sherrin, nuk e ndez dot për gjatë o Edi. Kur o fik, o fik dhe pikë. Arian Galdini Tiranë më, 23 mars 2019

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here