Avokati ka mbrojtur çështje të bujshme siç është ajo e Capajve dhe Shullazit. Policia ka ngritur postblloqe.
Detaje të reja zbulohen pas vrasjes së sotme në Elbasan ku viktimë mbeti avokati i njohur Ravik Gurra, 50 vjeç.
“BalkanWeb” mëson se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali të njohur në qendër të qytetit dhe autori dyshohet se ka qene i maskuar.
Viktima ka qenë i ulur në ambientet e lokalit jashtë kur është qëlluar pas koke.
“Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan. Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes. Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes”, njofton policia.