Deri më tani raportohet se autori i ngjarjes është një person që udhëtonte me motorçikletë dhe që mbante skafandër.
Makina Furistradë e “Nardit të Bujtinave” siç e njihnin në zonë, por jo vetëm, ka mbetur në mes të rrugës në Grudë. Siç mund të shihni nga pamjet e para nga vendngjarja, të siguruara për “BalkanWeb” nga gazetari Senad Nikshiqi, duket mjeti që ka dalë pak nga rruga, ndërsa mbi të shquhen gjurmët e plumbave të automatikut që vrau 35-vjeçarin.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për vrasjen. Pas vrasjes, ai dyshohet se e ka braktisur mjetin tek ura e Mesit.
Deri më tani policia nuk ka ende një autor të dyshuar për ngjarjen. Paraprakisht thuhet se i riu nuk rezulton të ketë precedente penale, apo konflikte me ndonjë person. Ai njihej në zonë si një njeri i qetë që merrej me zhvillimin e turizmit në zonë, duke dhënë edhe shembulin e tij personal përmes bujtinës “Polia”.