Zogu i I, Skëderbeu dhe Rama-Veliaj

0
117

ZOGU i I, SKËNDERBEU DHE RAMA-VELIAJ

Bashkia e Tiranës ka shpallur procedurën e prokurimit me objekt “Rehabilitimi i Bulevardit Zogu i I-rë”, me vlerë të fondit limit 708,328,285 lekë, për t’u zhvilluar në datë 11.04.2019.

Kujtojmë që më herët, në qershor 2018, Bashkia Tiranë zhvilloi procedurën e prokurimit për studim-projektimin e këtij segmenti, Bulevardi Zogu i I-rë. https://xn--cdaaa.facebook.com/antikorrupsion.pd.al/posts/1442157205883947

Në këtë procedurë morën pjesë 9 operatorë ekonomikë dhe fitues rezultoi bashkimi i operatorëve, pjesë e të cilit ishte shoqëria “I RI”.

Cila është kjo shoqëri? Cilat janë lidhjet e saj me kryeministrin?

Subjekti, nuk është aq i ri siç ka emrin dhe datën e themelimit. Ortakë të kësaj janë Gent Agolli dhe studio belge projektuese 51N4E. Ortaku Gent Agolli, ndërkohë, përveçse ortak me studion belge, rezulton të jetë pjesë e stafit të saj.

Tashmë lidhja e tipit klientelist e studios belge me kryeministrin është qartë, jo vetëm për shkak të bashkëpunimit të hershëm jo-transparent të institucionit që ai ka përfaqësuar, por edhe për shkak të lidhjes afektive të kryeministrit me Anri Salën dhe Rea Xhillarin: i pari, si djali i Valdete Salës, dora dhe zëri i vjetër i Soros në Shqipëri, e dyta, thjeshtra e kryeministrit.

Kjo studio, në 6 vite qeverisje të Ramës, u trajtua si pjesë e sektit të kryeministrit, ndër të cilët u nda plaçka e publikes, në rastin konkret në sektorin e projektimit. Duhet të kujtojmë që ishte kjo studio e cila e rezultoi fituese në 6 procedura prokurimi që lidheshin me rehabilitimin e sheshit “Skënderbej”: projektimi i fazës së I-rë, fazës së II-të dhe ai i parkimit nëntokësor, si dhe përkatësisht dhe mbikëqyrja e këtyre tre fazave.

Së fundmi, kjo pjesë e sektit Rama-Veliaj, ishte dhe autori i projektimit të objektit pranë presidencës dhe i atij pak metra nga kulla e sahatit, në qendër të Tiranës. Të dy këto objekte, përveçse janë lavatriçja e pastrimit të parave të bixhozit, përbëjnë dhe rekordin e shkeljeve të rregullave të urbanistikës, trashëgimisë kulturore, sigurisë së intitucioneve, etj.

Nuk përbën asnjë habi, që edhe bulevardi “Zogu i I”, t’i servirej po këtij klienti. Kjo sepse si pjesë e të njëjtës bandë, e kanë të shtruar dhe konsoliduar rrugën e komunikimit mes tyre për sa dhe si do të zhvasin miliarda lekë fonde publike, për një segment 630 metra të gjatë, 22.000 m2 (630 ml x 35 ml).

Abuzimi me fondin e këtij objekti është në përmasat e asaj që gjithë publiku pa tek unaza e re referuar raportit lekë/gjatësi./ Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences

Vijon…

Fotografia e Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences

Fotografia e Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences

Fotografia e Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences

Fotografia e Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences

Fotografia e Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences

Fotografia e Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences

Fotografia e Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here