Pashë kaos të vërtetë dhe përleshje….Ish-deputeti: E ka parë tim bir që po filmonte edhe shkoi te ai dhe e goditi….

0
105

Kreu i Degës së PD në Fier, dhe ish-deputeti Luan Baçi tregon më shumë mbi arrestimin e djalit të tij, Bruno, pas mbarimit të protestës së opozitës më 16 mars. I ftuar në emisionin ”Debati në Channel One” i Roland Qafokut, Baçi sqaroi reagimin tij ndaj policisë, kur po i arrestonin të birin, i cili po filmonte prangosjen e një tjetër protestuesi. ”Zbrita dhe hapa krahun. I them djalit dil në trotuar dhe vetëm filmo. Pashë kaos të vërtetë dhe përleshje. Pashë dy tre makina policie, policë me kapuça në kokë me kapuça të zinj dhe veten sytë u dukeshin. Mund të ishin 20-30 punonjës policie dhe merreshin me 7 apo 8 të rinj 18-19 dhe 20-vjeçar nga fshati Kallm i Fierit. Edhe sot ata janë në qelitë e policisë. Im biri nuk kishte lidhje fare me ata. Një polic me emrin Kreshnik Alia ka parë tim bir që po filmit edhe shkoi te ai dhe e goditi”,-tha Baçi

Deklarata e plotë

Tani jam më i qetë dhe shprehem lirshëm. Nuk më vjen mirë me atë që ndodhi dhe mund ta ruaja qetësinë. Por përfytyroni një moment kur shikon djalin tënd. Sapo mbaroi protesta dhe mora djalin në makinë dhe u nisa për në Fier. Në këtë moment kisha dy tre telefonata rresht që po më thoshin se me disa djem të rinj që po na marrin dhe po na dhunojnë. Po në fusin me forcë në makinë. Por në këto moment mu ndërpre telefonata. Telefonatat ishin rresht. Dëgjoja shumë kaos. U alarmova dhe shtova shpejtësinë e makinës. Kalova dy semaforë me të verdhë derisa arrita të UET ku po ndodhte ngjarja.

Zbrita dhe hapa krahun. I them djalit dil në trotuar dhe vetëm filmo. Pashë kaos të vërtetë dhe përleshje. Pashë dy tre makina policie, policë me kapuça në kokë me kapuça të zinj dhe veten sytë u dukeshin. Mund të ishin 20-30 punonjës policie dhe merreshin me 7 apo 8 të rinj 18-19 dhe 20-vjeçar nga fshati Kallm i Fierit. Edhe sot ata janë në qelitë e policisë. Im biri nuk kishte lidhje fare me ata. Një polic me emrin Kreshnik Alia ka parë tim bir që po filmit edhe shkoi te ai dhe e goditi. Polici në fjalë është në forcat operacionale. Ishte me pistoletë në brez. Ka shkuar te im bir ka ushtruar dhunë. Ka marrë telefonin. Por im bir e ka kundërshtuar. Këtu ai është acaruar.

Dhe për fat im bir nuk ia ka lënë telefonin atij. Në këto momente dëgjova tim bir Brunon që po bërtiste më lësho s’ke shans. Në ato momente shkova atje dhe i pyeta çfarë kini, çfarë ka bërë im bir? Pashë tim bir të gjakosur te goja. E kishte gojën plot me gjak. Kur pashë tim bir me gojën plot me gjak u skandalizova. Nuk ë përmbajtja dot veten. Nuk ofendova askënd. Por andej nga zona e Labërisë kemi një shprehje si betim dhe e them përsëri sepse nuk kam turp ta them: Më bëfshi nënën pale se çdo tu bëj. Ishte shprehje prindërore e dalë nga inati por kurrë nuk u mora me atë polic. Unë nuk jam marrë me atë bastard që del në pamje që ka katër ditë që është fshehur dhe nuk prononcohet. Më bën përshtypje që asnjë drejtues policie, asnjë shef nuk po prononcohet për këtë ngjarje për këtë polic. Një punonjës policie që dhunon një student, një qytetar pavarësisht se kush është e dhunon për ti marrë telefonin.

Unë u interesova dhe kolegët e tij ma thanë që ai ishte polici civil. Ishte skandaloze momenti që policët morën forcërisht dhe goditën djemtë nga Fieri. Hipa vetë në makinë e policisë dhe shkova në polici. I mora videon djalit. Dëgjova ne video mos Kreshnik. Nga kjo mësova emrin. Ai është Kreshnik Alia. Brenda gjysmë ore në polici ka patur një ndryshim të sjelljes së tyre. Duke parë videon erdhi një drejtues bëri veprimet dhe na mori në zyrën e tij dhe kryen veprime të shpejta për të na nxjerrë. Tre të tjerët janë akoma në qeli. Ajo që më habit është se nuk më japin asnjë sqarim edhe sot. Ky është fashizëm. Por unë e lidh me Ramën që ajo që i ndodhi në Fier. Dy ditë ai u ndje keq. Populli reagoi dhe kjo ishte kundërpërgjigje ndaj të rinjve të Fierit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here