Nard Ndoka “sherr” me Petro Koçin: Mos shkruaj në orar të punës, të kemi besuar sigurinë kombëtare

0
91

Ka qenë një postim i Koçit, kundër opozitës që ka sjellë dhe reagimin e Nard Ndokës, i cili ka thënë se një zyrtar i qeverisë nuk mund të shkruajë në rrjetet sociale në orarin e punës.

 Zv/ ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Nard Ndoka, kanë replikuar me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

“Mos bëj politikë, se të kemi besuar sigurinë kombëtare”, ironizon ndër të tjera Ndoka me komentin e tij. Ndërsa Petro Koçi i është përgjigjur duke thënë: E mbara e forcon sigurinë kombëtare.

REPLIKAT E PLOTA

Petro Koçi: Opozita duhet të ndalojë hapat prapa e të fillojë të ecë përpara.

Nard Ndoka: Petro, mos shkruaj në rrjete sociale në orar të punës. Mos bëj politikë, se të kemi besuar sigurinë kombëtare.

Petro Koçi: E mbara e forcon sigurinë kombëtare.

Një ditë më parë u shkarkua Ylli Dylgjeri, i cili mbante postin e drejtorit tek Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP në Ministrinë e Financave.

Pas një mbledhjeje të Komisionit është vendosur shkarkimi i tij, ndërkohë që ky i fundit, në një komunikim me Dosja.al e lidh shkarkimin me poezinë e tij tallëse për Gent Cakajn që kishte publikuar në rrjetet sociale.

Në fund zv/ministri Petro Koçi ka fshirë komentet nga Facebook, duke lënë vetëm ato të qytetarëve të tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here