Standardi i Ramës! “Gjiknuri duhet të ishte në burg për blerje zgjedhjesh, Rama e emëron sekretar për reformën zgjedhore”

0
105

Pasi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, njoftoi emërimin e ish-ministrit Gjiknuri si Sekretar për Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike ka deklaruar se ky vendim tregon modelin sesi Partia Socialiste po përpiqet të organizojë zgjedhjet e ardhshme.

Zëdhënësja e PD-së, Zhupa, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në “Facebook”, shkruan se modeli Gjiknuri, është modeli që kërkon Rama për Shqipërinë në zgjedhjet e qershorit.

“Damian Gjiknuri, sekretar për reformën zgjedhore në PS!!! Modeli i zgjedhjeve të Dibrës, modeli i blerjes së votës, i krimit, i intimidimit të votuesve, i parave të pista në fushatë, është modeli që kërkon Rama për gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e ardhëshme!

Personi që duhet të ishte në burg po të hetohej dosja 184, sot merr stafetën të jetë në krye të reformës zgjedhore! Edi Rama rikonfirmon vullnetin për zgjedhje të blera dhe të kapura nga ai, ku mos pyesi për qytetarët por vetëm për kriminelët dhe oligarkët që i sigurojnë pushtetin. Ky model do shkulet nga qytetaret që po tregojnë çdo ditë e më shumë që janë shumica, qe nuk kanë frikë nga diktatori i ri, që do rikthejnë demokracinë në këtë vend.

Nuk do ketë më zgjedhje me modelin “Dosja 184” as “Dosja 339” as “Dosja Habilaj”!

Opozita dhe qytetarët e bashkuar kanë për të fituar betejën për demokraci.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here