Sfida/ E rrallë, i riu nga Tirana thirrje për të mbledhur mbeturinat! 8 thasë më pak…

0
110

Që prej fillimit të muajit mars, qindra dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota kanë renduar me qese të zeza në rrugë, plazhe, pyje duke mbledhur mbeturinat, teksa ka qenë Robert Delija, një i ri që jeton në Tiranë ai që e ka hapur sfidën në Shqipëri.

Një ndër nismat më të famshme të momentit në të gjithë botën, ‘Trash Tag’ sapo ka mbërritur edhe në vendin tonë.

21 vjeçari ka vendosur që pasditen e djeshme të mos e kalonte në lokalet e Tiranës, por së bashku me miqtë e tij, i janë drejtuar një zone të ndotur me plehra në Paskuqan dhe e kanë pastruar atë, duke mbledhur të gjitha mbeturinat e dorë. Pasi ka pastruar gjithçka vetëm me ndihmën e një palë dorezave dhe disa thasëve, ai e ka postuar foton në ‘Facebook’ duke nominuar dhe dy shokët e tij.

Kujtojmë që Roberti nuk është  i panjohur për publikun, sepse pak kohë më parë solli gjithashtu në Shqipëri nismën “Dhuro një xhup”, apo edhe Vlog-et e tij së bashku me miqtë e tij Frenkli Prengaj, Fatjon Zeqiri dhe Diogjen Kolici, nën emrin Djemtë e Aventurave, reklamuan zonat më të padëgjuara të Shqipërisë, ku mund të bëhej turizëm i bukur me pak para.

I riu nga Tirana shpreson që nisma e tij të bëjë bujë të madhe, duke menduar që qytetarët të sensibilizohen dhe të mbajnë pastër ambientet përreth tyre.

Por çfarë është kjo nismë dhe nga ku nisi?

‘Trash Tag’ nisni në Arizona të SHBA-ve, ku një burrë hodhi një foto të një vendi para dhe pasi ai e kishte pastruar nga plehrat, teksa kishte nominuar të bënin të njëjtën gjë një ekologjist dhe një aktivist. Të dy të nominuarit e pranuan sfidën me kënaqësi, duke bërë pjesë të kësaj lëvizje kryesisht adoleshentët.

Screenshot_10.jpg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here