Kryeministri Edi Rama, ka përdorur rrjetet sociale, për të vënë në lojë një protestues që shfaqte një sjellje ndryshe nga pjesa tjetër e turmës së protestuesve. Njëri prej tyre, kishte hipur në një pemë. Rama e ka postuar foton me mbishkrimin “Si i bohet“.
Kujtojmë, se disa personave që u janë bashkuar protestuesve, kanë probleme të shëndetit mendor, por kryeministri i vendit dhe disa media dashamirëse me qeverinë e tij, kanë zgjedhur të shpalosin talentin për humor pa kufij me ta.