Foto/ “Drejtësi për Arditin”, u valëvitën me dron imazhe të 17-vjeçarit! Berisha: Lal plehut qytetarët i prishin festën

0
14

Por teksa kryebashkiaku festonte me administratën dhe mësuesit e shkollave të Tiranës, të detyruar përmes sms-ve të dilnin në rrugë e sheshe, qytetarët i kanë bërë një surprizë.

Në qiellin e Tiranës u valëvitën me dron imazhe të djaloshit 17-vjeçar Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës rreth tre vite më parë.

Nën moton “Drejtësi për Arditin” qytetarët duken se ia kanë prishur “festën” Veliajt.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha.

“Lal Plehut qytetarët i prishin festën: Në qiell sillet banderola me portretin ëngjëllor të Ardit Gjoklës me “Drejtësi për Arditin””, shkruan Berisha në Facebook.

Fotografia e Sali Berisha

Fotografia e Sali Berisha

Fotografia e Sali Berisha

Fotografia e Sali Berisha

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here