Dy krime brenda ditës, vëllai vret vëllanë!!!

0
112

Dy ngjarje të rënda kanë tronditur Kosovën ditën e sotme. Një person ka vrarë të vëllanë pas një sherri për motive pronësie. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Një person ka vrarë të vëllanë pas një sherri për motive pronësie. Në një kazino të Suharekës u gjet i vrarë sot edhe shtetasi Jetmir Aliaj 32 vjeç.

Sipas Gashit, ditëm e sotme rreth orës 11:40 në fshatin Studenqan të Suharekës pas një zënke për një pronë mes dy vëllezërve janë shkrepur plumba. Mësohet se vëllai i madh (B.G 72 vjeçar) ka vrarë vëllain 64 vjeçar I.G. Ndërkohë ka mbetur rëndë e lënduar edhe një grua (familjare e tyre).

72-vjeçari është vënë në pranga dhe policia do të ndërmarrë veprime të mëtejshme ndaj tij.

Nga ana tjetër, një person është vrarë rreth orës 09:00 të mëngjesit në të njëjtën zonë. Të njëjtat burime konfirmojnë për mediet kosovare se në një kazino të Suharekës u gjet i vrarë sot edhe shtetasi Jetmir Aliaj 32 vjeç. Motivi i kësaj vrasje nuk dihet dhe deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here