Tirana zien nga protesta, Rama ja ‘mbath’ nga kryeqyteti, ja ku do të jetë sot…

0
100

Në orën 11 e 30 kryeministri Rama pritet të jetë në Poliçan, në një kohë që përpara zyrës së tij në kryeqytet do të protestohet nga ana e opozitës së bashkuar. Rama e nisi prej ditës së djeshme vizitën e tij në Qarkun e Beratit, ku dje pati takime në kuadër të turit ‘’Bashkia që Duam”.

Nga Berati Rama komentoi dhe protestën e PD-së dhe të LSI-së, ku iu bëri thirrje grave demokrate që të mbanin burrat e tyre në shtëpi.

“‘I bëj thirrje grave të Beratit t’i kapin burrat prej xhakete dhe mos i lënë të ikin në Tiranë. Se thonë hajde të dalim të shohin çfarë do bëhet nga Tirana. Asgjë s’do bëhet në Tiranë. Mbajini pas xhakete mos i lini të ikin në Tiranë se kafeneve rrinin dhe këtu po mbajini se të thonë ç’të donë gratë e bëjnë ekonominë. Burrat socialist edhe i bëjnë ndonjë punë grave, kurse burrat demokrat nuk i bëjnë ata. Punë sprapthi është kjo, dhe ato i bën Monika se po të ishte për Lulin do ja kishte fut gjumit deri në 2021”, u shpreh dje kryeministri.

“Votën tuaj të 2017 nuk e luan as topi dhe jo Luli. Nëse katër vite më parë ju kam thënë na jepni besimin se do e ndryshojmë Beratin, investimi i fundit ishte bërë në ’69. Ne do të kthehemi prapë këtu dhe në katër vitet që vijnë do bëjmë shumë më shumë për Beratin”, tha Rama dje në Berat.

Ndërkohë që komentoi dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

“Monika me Lulin, Luli me Monikën, ne me njerëzit dhe njerëzit me ne. Përveç zgjedhjeve ata duan të pengojnë eedhe diçka që janë nisur ta pengojnë që nga dita e parë. A e mban dot shpiragu klithmën e Monikës ” O zot shpëtoji shqiptarët nga blerja e votës. Zoti thotë më mirë s’po ndërhy se i bie të mbroj shqiptarët nga Monika”, u shpreh Rama dje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here