Manjani: Vendi ka nevojë për një datë të re zgjedhjesh politike. Fasada ka sa të duash!

0
190

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i është drejtuar opozitës përmes një postimi në facebook. Ai shtron çështjen e zgjedhjeve lokale, ku për të pjesëmarrja e opozitës është idiotësi politike, ndaj dhe këshillon që opozita të flasë qartë. ”Mesa kam kuptuar nga ligjërimi politik publik nuk besoj se opozita do të shërbente si fasadë duke marrë pjesë, qoftë edhe me deklarata ambasadash! Por sidoqoftë, kjo çështje duhet sqaruar”,-shkruan Manjani.

Postimi i plotë

Për të shmangur çdo pritshmëri, teori e konspiracion, opozita duhet të deklarohet qartë e prerë mbi pjesmarrjen ose jo në zgjedhjet lokale. Personalisht e gjykoj idiotësi politike pjesmarrjen në zgjedhje lokale në këto kushte. Mesa kam kuptuar nga ligjërimi politik publik nuk besoj se opozita do të shërbente si fasadë duke marrë pjesë, qoftë edhe me deklarata ambasadash! Por sidoqoftë, kjo çështje duhet sqaruar. E përsëris: vendi ka nevojë për një datë të re zgjedhjesh politike. Fasada ka sa të duash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here