Akuza të forta për ministren e Ramës! Minatorët: Ministrja Balluku nuk e njeh fare minierën…

0
95

Rreth 6000 minatorë mbeten peng i miratimit statusit. Sipas tyre ministrja Balluku nuk po bën punën që duhet.

Rreth 6000 minatorë po mbeten peng i miratimit të statusit. Ata fajësojnë ministren e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku, e cila sipas tyre po e mban pezull këtë proces.

Statusi i minatorëve është një tjetër fushë ku ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka harruar angazhimet e saj. Të gjendur sërish përballë vështirësive për mos realizimin e kërkesave,  ata bëjnë fajtore Belinda Ballukun e cila sipas tyre e mban pezull procesin.

“Ministrja Balluku nuk e njeh fare minierën. Mund të ketë një zv/ ministër që njeh minierat dhe fshihet. Nuk e dimë pse e mban peng” thonë minatorët.

“Unë do i thoja kritikën më të madhe. Qeveria e tij nuk mban era djersë por njerëz që nuk kanë eksperiencë as dinë të lexojnë por vetëm janë sahanlëpirës” thotë një minator tjetër.

Krahas trajtimit financiar, nëpërmjet statusit minatorët duhet të përfitojnë edhe shërbime shëndetësore dhe sociale me synim integrimin e tyre pas shkëputjes nga puna në minierë, por mesa duket kjo e drejtë do të vonojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here