Përplasja tek “Petro Nini”, Bushati: E vetmja mënyrë për të fituar të drejtën e tyre u ka mbetur dhuna përballë pushtetit të parasë….

0
136

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, analisti Andi Bushati ka komentuar aktualitetin politik si dhe përplasjen e policisë dhe disa familjeve tek ‘Petro Nini’. Bushati u shpreh se shqiptarëve e vetmja mënyrë për të fituar të drejtën e tyre u ka mbetur dhuna përballë pushtetit të parasë. Sipas  Bushatit, vendimi për shkarkimin e drejtorit të policisë së Tiranës duhet përshëndetur.

“Më vjen keq që e vetmja armë për të gjetur të drejtën ka mbetur dhuna. Imagjinoni sikur ata familjarë të kishin qëndruar të heshtur dhe të kishin ulur kokën. Nëse ata do thoshin s’kemi cbëjme, shtëpia e tyre sot do ishte prishur. Problemi është se pse duhet që në këtë vend, edhe gjykatat edhe polica , të gjitha institucione janë vënë në shërbim të të fortëve. Është një masë që duhet përshëndetur shkarkimi i drejtorit të Policisë së Tiranë, pasi kur një institucion reagon është pozitive. Përtej reagimit pas faktit duhet parë edhe analiza që shkon më thellë. Pse policia u vu me aq dhunë në shërbim të nxjerrjes jashtë të disa familjeve. Nëse këtu nuk përdor mjete ekstra ligjore ti mbetesh një njeri i shtypur. Ata në Kukës iu ul taksa në Rrugën e Kombit se i vunë flakën kabinave atje. Ata do paguanin 5 euro nëse nuk do kishin reaguar. Pse jetojmë në një shtet që ti duhet të bëhesh i dhunshëm që të fitosh të drejtën tënde. Mos vallë kjo është mënyra e vetme që i ka mbetur shqiptarëve përballë pushtetit të parasë?”- tha Bushati.andi-bushati1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here