Denoncimi i Berishës: “Më ndaloi 11 herë policia, më morën 90 euro”

0
103

Ish-Kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimet në faqen e tij të ‘Facebook’. Këtë herë, ai ka publikuar mesazhin e një qytetari shqiptar nga Kosova, i cili ka zgjedhur vendin tonë si destinacion turistik.

 

Në mesazhin dërguar Berishës, qytetari nga Prishtina shkruan se policia i mori rreth 90 euro në  ndalesat e bëra. Pyetja që ai ka në mesazh, është a do ketë fund kjo gjë për të.

Ja postimi i plotë i Berishës:

Ja ku e ka katandisur Shqiperinë regjimi i kakistokracisë të Edvinit dhe Klikës së tij.

Narkopolicia ndalon turistin 11 herë gjatë rrugës.

Lexoni mesazhin e turistit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha,jam një djalë nga Prishtina për herë të parë këtë vikend vizitova Tiranën por isha shumë pizhman pse erdha në Tiranë, gjatë rrugës në 11 vende më ndalen policia prej tunelit e deri në tiranë mi morën 90 euro a është kjo e drejt që policia e një shteti të bëjë një gjë të tillë,pse ndodhin këto gjëra me policinë shqiptare deri kur të na malltretoj rrugës dhe kërkojn euro nga ne deri kur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here