Një 66-vjeçare shqiptare është aksidentuar për vdekje gjatë ditës së sotme në Itali. Mësohet se ajo ishte duke kaluar rrugën me nxitim gjatë kohës që makina e ka marrë para.
E ditur bëhet se gruaja ishte duke nxituar në mënyrë që të kapte autobusin, i cili kishte ndaluar nga ana tjetër e rrugës.
Menjëherë pas ngjarjes gruaja është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’ia dalë.
Identiteti i saj nuk është bërë i ditur ende. Kujtojmë këtu se ky është aksidenti i dytë, ku shtetas shqiptar humbasin jetën në rrugët e Italisë.
Pasi mbrëmjen e djeshme edhe një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik.
Mediat italiane raportuan se emri i tij ishte Juendi Xhani. Xhani ishte me origjinë nga qyteti i Durrësit, por jetonte në Pesaro.