Tmerr që në mengjes tek kryqëzimi i 21 Dhejtorit/ Urbani përplas makinën, rrëzon shtyllën, merr zvarrë…

0
129

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek kryqëzimi i 21 Dhejtorit në Tiranë, pas pas orës 6.00. fatmirësisht, mësoet se ka vetëm të lënduar nga ngjarja, shoferët e dy mjeteve.

Një autobus urban i linjës Yzberisht, që shkonte në drejtim tek qëndrës, ka humbur kontrollin në mes të udhëkryqit dhe ka goditur një mamkinë Citroen; më pas, autobuzi s’ka mundur të ndalojë, por ka goditur shtyllën e ndriçimit dhe ka shemburr hekurat e trafikndarëse duke e kapërcyer atë dhe dalë në kahun  tjetër të rrugës, përballë mjeteve të tjera që ishin me drejtim për nga Kombinati.

Xhamat e përparmë dhe pjesa ballore e autobuzit janë shkatërruar nga goditja; shoferi është plagosur.

Po ashtu, makina Citroen që u përplas nga autobuzi, ka goditur trotuarin dhe shoferi mësohet se ka shpëtuar paq, pasi ishte hapur jastëkët e ajrit.

Polcia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here