Socialisti i del kundër Ramës: Hajde dialogo me mua…!!!! Isha mbështetësi yt i parë, tani jam i pari në opozitë…

0
106

Qytetarë të mbështetur edhe nga dega lokale e PD-së, kanë dalë në protestë në Sarandë. Një ish-mbështetës i kryeministrit Edi Rama i ka dalë kundër dhe e akuzon si shkatërruesin e ëndrrave të të rinjve shqiptarë.

SARANDË– Pas protestave në Fier dhe Këlcyrë, një tjetër është zhvilluar edhe në qytetin e Sarandës.

Qytetarë të mbështetur edhe nga dega lokale e PD-së, kanë dalë në qendër të qytetit dhe kanë kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama.

Gjatë protestës, fjalën e ka marrë edhe një ish-mbështetës i kryeministrit Edi Rama, i cili e akuzon si shkatërruesin e ëndrrave të të rinjve shqiptarë.

“Rreth 12 protesta kam ardhur nga e majta. Rama i përzuri katër fëmijët e mi nga Shqipëria. I bëj thirrje shqiptarëve që t’i dalë frika dhe të rikthejmë rininë. Po dialog Edi Rama le të vijë dhe ta bëjë me mua. Unë kam qënë një ndër të parët që e kam mbështetur dhe tani jam opozitari i parë i tij. Të mos rrijmë qyteti i frikur. Ka mbaruar punësimi, ekonomia 0,”-shprehet qytetari.

Qytetarët mbanin në duar pankartat: Shqipëria proteston, Duam punë dhe jo fjalë!

Në Fier u protestua gjatë një takimi që kryeministri kishte organizuar në qytet, ndërsa në Këlcyrë u protestua kundër prishjes së dhjetëra shtëpive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here