“Blindohet Rama”, ja “plas” analisti: Pamje filmike, është kapur në biseda me një person duke ndarë para!

0
102

“Edi Rama është kapur në biseda me një person të njohur të asaj zone, i cili gjithashu mendohet se është i xhiruar në ndarje e sipër parash, i vetmi problem është se sipas ligjit, nëse është i përgjuar dhe kur në përgjime del një deputet apo Kryeministri që është me imunitet, çdo gjë duhet ndaluar dhe çfarë është regjistruar duhet shkatërruar, shprehet analisti i njohur Vangjeli.

Analisti Lorenc Vangjeli, ka paralajmëruar se së shpejti mund të publikohen përgjime të reja. Sipas tij Rama është kapur në biseda me një person, i cili mendohet se ka pamje filmike për të duke ndarë para.

Vangjeli nga emsioni “Java” në RTSH, u shpreh se nëse këto biseda ekzistojnë, opozita do deklarojë se përgjimet janë bërë nga shërbimet partnere.

“Edi Rama është kapur në biseda me një person të njohur të asaj zone, i cili gjithashu mendohet se është i xhiruar në ndarje e sipër parash, i vetmi problem është se sipas ligjit, nëse është i përgjuar dhe kur në përgjime del një deputet apo Kryeministri që është me imunitet, çdo gjë duhet ndaluar dhe çfarë është regjistruar duhet shkatërruar. Unë paralajmëroj se, nëse një gje e tillë do të ndodh, opozita do të thotë se këto informacione i ka marrë nga shërbimet të huaja partnere dhe unë pres dhe vë një bast për këtë”, Lorenc Vangjeli në Java.

Prej shumë kohësh flitet se eksponentë të ndryshëm të qeverisë janë kapur nëe përgjime për blerjen e votave, siç ishte rasti i Vangjush Dakos. Po ashtu Basha pak ditë më parë u shpreh se ekziton një dosje tjetër me përgjime, siç është dojsa “184”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here