Deklarata e Lubonjës në emision: Atë çfarë bëri Rama nuk e bën asnjë kryeministër në Ballkan!!!

0
125

Se ai mendon se imazhi i Shqipërisë, janë koncertet e tij, por në fakt imazhi i Shqipërisë është droga”.u shpreh Lubonja.

Analisti Fatos Lubonja, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, lidhur me shfaqjen e kryeministrit Rama në televizionet italiane, u shpreh se rëndësia që i dha Rama këtij udhëtimi, është një skandal. Sipas Lubonjës, shfaqja e kryeministrit, është një anomali që nuk ndodh gjëkundi dhe se Rama e bën këtë, për të kërkuar legjitimitet nga jashtë.

“Është një anomali shqiptare, sepse nuk ka kryeministër në botë, të shkojë diku dhe të bëjë reklamë për vendin. Keni parë ju gjëkundi?

Praktikat kudo në botë janë që shkojnë gazetarët, të dërguarit special, bëjnë kronika dhe intervistojnë njerëz.

Ndërsa këtu shkon kryeministri që të rregullojë imazhin.

E treat është që, akoma në shqiptarët bëjmë politika se si t’u mbushim mendjen ndërkombëtarëve, se kush është i miri dhe i keqi, ndërkohë që nuk bëjmë dot shtet.

Gjithë kjo rëndësi që i jep rëndësi vajtjes atje, është një skandal.

Edhe shërbëtorët më të këqinj të medias shqiptare, mund të mburrin pasi panë Bruno Vespan. Sepse, kushdo të jetë më i keqi këtu, e merr një njeri, që mendon ndryshe.

Akoma më e shëmtuar, ishte qëndrimi atyre, atij Tares, ose Pirgut, që tha se një gomë e djegur, duhen 200 koncerte, u shpreh Lubonja.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here