Pas një muaji heshtje/ Strudentët paralajmërojnë: “Pakti për Universitetin” rezultoi mashtrim, gati të ringrihemi

0
83

 

Prej një muaji e gjysmë studentët protestuan çdo ditë për të drejtat e tyre duke vënë në qendër të vëmendjes problematikat e shumta që haste sistemi universitar. Por protesta e tyre u shua, e ndërsa Qeveria paraqiti një paketë të cilësuar “pakti për Universitetin”. E megjithatë duket se ky pakt nuk ka arritur të zgjidhë pjesën më të madhe të kërkesave të studentëve. Lidhur me këtë çështje , gazeta “Standard” mori prononcimin e disa studentëve të fakulteteve të ndryshme në Tiranë. Tre studentët, Doni, Ilir dhe Hamdiu, theksuan se shumica e kërsave të tyre, të ngritura në protestën e fillim dhjetorit, nuk janë polotësuar nga Qeveria dhe se kjo po rikthen problemet e shumta që ka sisitemi universitar.

Intervistoi: Aida Topalli

Prej pothuajse një muaji protesta e studentëve është mbyllur .Si e shihni situatën aktuale , çfarë u arrit përmes saj?

Studenti i Fakulteti Ekonomik, Iliri

Protesta shfaqi ngritjen e gjthë studentëve për kauza për të gjithë të drejtat studentore. Ishte një çështje shumë e rendeshësishme, edhe një gje e madhe qe do të thotë se shqiptaret ngrihen për padrejtësitë që i’u zhvillohen atyre. Çdo njeri që doli në proteste donte që Shqipëria të bëhej një vend më i mirë dhe që nesër të jetonte në Shqipëri  edhe jo në ndonjë vend tjetër. Shqiptarwt nuk eshtë se duan të shkojne jashtë shtetit,ata thjesht detyrohen të shkojnë….

Studenti i Fakultetit Ekonomik, Hamdiu

Protesta ka afërsisht 1 muaj që është mbyllur, por studentet nuk është së nuk do të protestojnë mw. Nësë nuk plotësohen ato pikat  por është lënë një marrëveshje e heshtur edhe e panënshkruar që do të lihet afat derisa të plotësohen kërkesat tona, siç mund të ishte karta e studentëve  apo të tjerat, qe qeveria ka thene se : deri në Shtator do të rregullohen…

Studenti i Fakultetit Juridik Don Pjetri

Duke qënë se shumica e studentëve nuk donin që viti i parë të digjej domethënë simestri i parë të digjej e shoh frikën e studentëve për pjesën e vitit, por asgjë nuk ka mbaruar. Shpresoj të ngrihemi përsëri , edhe nëse  kjo situata e djegjeve të mandateve edhe vullneti politik ka mbaruar që në shoqërinë shqiptare të ndikojë për mirë t’i japi një zhvillim të paktën universitetit ose të paktën kërkesave të studentëve në mënyrë që  çdo lloj ndryshimi , çdo lloj pushteti  që mund të vijë përsëri studentët të ringrihen edhe ti kërkojnë 8 kërkesat që i kishin  që në fillim sepse  vetë kryeministri me paktin për universitetin dhe  me ato thashethemet edhe propagandat e tij nuk kena arrit akoma asgjë. Ka pas fjalime për përgjysmimin e tarifës , në shumë universitete nuk kanë respektu çështjen e  VKM-së për të paguar kreditet për provimet  e prapambetura , ka shumë çalime , domethënë asgjë nuk është arritur. Karta e studentit akoma nuk është realizuar. Nuk kemi asnjëlloj transparence akoma nga Ministria e Arsimit për veprimet financiare që i kemi kërkuar . Nuk kemi asnjë lloj emri që do të bëhet pjesë në bord edhe votimet  me duket duan ti bëjnë në mënyrë të fshehtë , kështu që cdo gjë është akoma aty ku ishte, aty ku nisi  edhe asgjë nuk është përmirësuar.

 

Ndërkohë shumë studentë kanë theksuar sse nje pjesë e problemeve kryesore për te cilat u ngritën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar nuk janë zgjidhur. Ju cilat shihni si të tilla?

Studenti i Fakulteti Ekonomik, Iliri

Sigurisht që nga protesta kishte shumë kauza që disa u zgjidhën e disa nuk u zgjidhën përshembull një çështje që nuk është zgjidhur është pesha e votës të studentëve në fakultete për të zgjedhur dekanin. Akoma nuk është folur për ata çështjë, për vetingun është bërë një hap i vogël, se di deri kur do arrihe. Pra akoma nuk kemi parë asgjë konkrete , për bordin e administrimit është bërë zgjidhja por akoma nuk po shohim asgjë, për fondet për kërkimin shkencor akoma  nuk po bëhet asgjë , nuk e di… Ndërkohë që konviktet mund ta shohim se janë edhe duke u rregulluar  edhe ndoshta mund të rregullohen , kushtet nëpër fakultete janë po ato që ishin, thjesht janë rregulluar disa gjëra që mund të bëheshin edhe kohë më parë  por asgjë akoma e madhe, as hapja e fondit konkretisht për fakultetin e Ekonomisë.

Studenti i Fakultetit Ekonomik, Hamdiu

Një ndër problemet  kryesore është ulja e tarifave të masterit 50% por që nuk është prekur fare edhe plagjiaturat që akoma nuk kemi një vendim konkret.

 

Studenti i Fakultetit Juridik Don Pjetri

Për nivelin master ka një shtim të pagesës edhe faturës , po ashtu karta e studentit. Punimet kanë filluar në konvikte , por nuk duket një cilësi e mirë punimi ,  duket akoma   një fasadë . Përfaqësimmi në bord që kemi kërkuar nuk kemi gjetur zgjidhje thjesht po zgjidhen emrat në  ministri edhe kë do të propozojë ajo ,edhe po fusin në bord vetë emrat që do shteti dhe ministria . 5% GDP-së që këmi kërkuar për Universitet nuk është realizuar, as nuk shkoi në 1%. Këto ditë shikuam edhe një Samit të Diasporës  me harxhime të tepërta duke theksuar që shteti lufton për veten e tij ato njerëz që kanë forcë luftojnë për xhepat e tyre , studentët harrohen dhe mbesin aty ku janë .Me vjen keq për zhgënjimin që kemi marrë ne si studentë edhe si popull . Kësaj here duhet të reagojme të gjithë bashkë  si studentë edhe populli me ne.

 

Sa janë shanset që studentët ti rikthehen protestës ?

Studenti i Fakulteti Ekonomik, Iliri

Vetë protesta kur u bë e madhe u ngritën të gjithë për një arsye  sepse  shikonin shumë padrejtësira dhe çdo gjë  ndodhi shumë shpejt . Kështu që gjithçka mund të pritet nga një turmë studentësh kur faqet e facebooku-t e instagrameve, lidhjet  nga më të ndryshmet ekzistojnë tani jemi më të bashkuar se përpara fillimit të protestës  të Dhjetorit. Atëhere nuk njihnim askënd tani sado jemi krijuar disa grupe se kemi besim tek njeri tjetri . Gjithashtu ne mund të ngrihemi sadopak  që të jemi por rëndësi ka që të jetë  fryma studentore, pak ne ,pak disa të tjerë  e kështu me rradhë… Mund të bëhemi përsëri shumë  vetë për çdo gjë që nuk  mund të arrihet , se ndoshta ato që nuk mund të arrihen, nuk mund të arrihen edhe ne i kuptojmë, kurse ato që edhe  munden nuk dëshirojnë ti arrijnë për ato do të ngrihemi.

Studenti i Fakultetit Ekonomik, Hamdiu

….Për momentin nuk besoj por nëse kalohet afati që është premtuar edhe  nga paktin e universitetit normalisht shanset janë shumë të mëdhaja që protesta të vazhdojë përsëri .

Studenti i Fakultetit Juridik Don Pjetri

Duke parë që shteti nuk e ka marrë  aq seriozisht protestën që studentët bënë, rezistuam  2 muaj ,protestuaam me lule, nuk ishim të dhunshëm , ndërkombëtarët nuk është se na vlërësuan aq shumë ,thjesht thanë dialogoni me kryeministrin edhe ne e shikuam deri diku edhe pa deshirën tonë  me pahir ai bëri një dialog . Studentët edhe dialogu me Kryeministrin nuk kishte asnjë lloj pozitiviteti. Kështu që në mbarim të sezonit nga fundii i Marsit fillimi i Prillit do të ringrihen përseri do të vihen aty përballë Ministrisë së Arsimit më të fortë edhe më të strukturuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here