Në cilin vend të botës mund të zëvendësosh opozitën?

0
128

Për juristin Sokol Hazizaj, zëvendësimi i deputetëve që dogjën mandatet me emra të rinjë është i papranueshëm dhe nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër në botë deri me sot. Në emisionin ‘Tempora’ në Ora News, Hazizaj është shprehur se askund nuk është llogaritur mandati i një deputeti të një subjekti politik përdoret si listë shterruese për një subjekt tjetër politik

“Ne kemi anomalira të tmerrshme. Këto zgjidhje dhe zgjedhje që bën mazhoranca sot që për mua e kanë kaluar kufirin e arbitraritetit mbi ligjin, sepse kjo lloj marrëdhënie që është krijuar kemi eksperienca për këtë. Kemi Italinë, Spanjën, Venezuelën, Kenian që janë zgjidhur, por në asnjë vend të botës nuk është llogaritur mandati i një deputeti të një subjekti politik përdoret si listë shterruese për një subjekt tjetër politik. Këtu tek ne, arbitrariteti nuk ka kufi ligjor.

Në cilin vend të botës mund të zëvendësosh opozitën? Unë nuk e di. Vetëm në vende diktatoriale mund të caktoj opozitën, sepse unë jam monarku. Zgjedhja sot që ka bërë opozita është zgjedhje për shkak të 2008-s. Për mua, zgjedhja që ka bërë Kuvendi në mungesë të analizës që ka bërë Komisioni i Mandateve dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese për mua është jashtë kufirit kushtetuese. Në të gjithë botën është zgjidhur nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese. Të gjithë e lanë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese do ta administronte këtë lloj procesi”, përfundoi Hazizaj.

Zyrtarisht, katër deputet të LSI-së kanë pranuar të behën pjesë e parlamentit duke zëvendësuar kolegët që kanë mandatin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here