“Unë të refuzoj ty Edi Rama! Ty që na ke vrarë ëndrrën!” Kandidatja për deputete refuzon mandatin!

0
200

“Refuzoj te marr nje mandat deputeti i cili do blihej me parate e droges dhe krimit qe ka kapluar vendin tim!”

Kandidatja për deputete e listës së LSI-së në Tiranë, Ira Vejsiu ka reaguar mesditën e sotme duke e refuzuar mandatin.

Pas deklarimeve të bashkëshortit të saj, gazetarit Elio Laze se janë ofruar shuma të mëdha parash, Vejsiu shkruan në Facebook se nuk mund të pranojë një mandat të blerë me paratë e drogës.

Reagimi i kandidates së LSI-së, Ira Vejsiu:

Une refuzoj!

Refuzoj te marr nje mandat deputeti i cili do blihej me parate e droges dhe krimit qe ka kapluar vendin tim!

Une refuzoj te behem pjese e nje parlamenti te mbushur me kriminele e tradhetare te Shqiperise!

Une refuzoj te behem pis nga llumi i qeverise Rama!

Une refuzoj sepse jam nje vajze e re me deshiren per te jetuar me koken lart dhe per ta bere gjumin e qete ketu ne vendin tim!

Une te refuzoj ty Edi Rama! Ty qe na ke vrare endrren!

Ne nuk ndalemi derisa te ikesh dhe Shqiperia te clirohet nga ky regjim tiran i yti!

Nuk trembemi! Nuk blihemi! Nuk shitemi!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here