“Rama mori fund?” Bushati: Konflikti, mes popullit dhe njeriut që po ndërton një shtet personal!

0
101

“Sot shqiptarët kanë ngelur pa zgjedhe se Partia Socialiste e ka humbur aftësinë të jetë plurale. PS sot është berishizuar përmes Edi Ramës”,- u shpreh Bushati.

Në kushtet kur opozita vijon protestat, ashtu siç bëri edhe sot, analisti Andi Bushati bën parashikimin e tij se si do të jetë situata politike deri në zgjedhjet e qershorit.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Bushati tha se opozita nuk mund ta largojë Ramën as me dy javë dhe as me dy muaj. Ai shtoi gjithashtu se PS do hyjë e vetme në zgjedhjet e qershorit.

“Sot konflikti është midis një njeriu që po ndërton një shtet personal dhe qytetarëve të tij. Është shpejt të vësh bast, unë them se do bëhen zgjedhjet vendore por në to do hyjë vetëm PS. Nëse ka një gjë që më duket e pa sinqetë tek PD dhe LSI është se ju thonë mbështetësve hajdeni më 16 mars se Rama mori fund. Jo,, ky është një proces i gjatë, kjo tërheqje e opozitës nuk zgjidhet as me dy javë, as me dy muaj. Është një ftesë e madhe për shqiptarët se drejt çfarë modeli politik dhe shoqëror do shkojmë”,- thotë Bushati.

I pyetur nëse mund ta bëjë PS e vetme reformën zgjedhore me opozitën e re që do mbushë Kuvendin, Bushati u shpreh: “Sa reforma zgjedhore janë bërë në këtë vend në këto 30 vjet? Por sa herë lexojmë rekomandimet e OSBE-ODIHR thuhet se duhet një reformë e re, e vërteta është që nuk ka kod që ndalon vullnetin për të vjedhur, për të blerë. Nëse këto ekzistojnë nuk ka ligj që i ndalon. Po flasim për parti që ka harruar të respektojë votën brenda vetes”.

Sipas tij, shqiptarët nuk e kanë sot një alternativë, si dikur që për t’i ikur Berishës votonin për Nanon, pasi Edi Rama është kujdesur ta berishizojë PS.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here