E pazakontë! Dëshirën për futbollin nuk ja ndal as shtatzania…Stërvitet 5 muaj e gjysëm!

0
120

“Punoj me topin, bëj pasime. Nuk e vendos veten në situata ku mund të më godasë topi. Nuk bëj vrapime me intensitet të lartë dhe e dëgjoj gjinekologun tim, i cili më tregon se çfarë nuk më lejohet të bëj”, ka thënë amerikania.

Dëshira për të zbritur në fushë nuk e ndalon as shtatzania. Episodi i veçantë vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me futbollisten, Sydney Leroux që është stërvitur me skuadrën e saj, Orlando Pride edhe pse është 5 muaj e gjysëm shtatzënë.

Para sezonit të ri, ish-futbollistja e Vancouver Whitecaps dhe Kansas City shihet duke bërë stërvitjet, teksa në qendër të vëmendjes mbetet barku i saj.

Nuk mendoja se do t’i filloj stërvitjet e turneut parasezonal 5 muaj e gjysmë shtatzënë, por ja ku jemi!”, shkruan Lerous në llogarinë e saj në rrjetin social “Twitter”.

Sydney Leroux ka bërë 77 paraqitje për ekipin kombëtar të Shteteve të Bashkua të Amerikës. Ky klub e nis sezonin muajin e ardhshëm, me ndeshjen kundër Portland Thorns.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here