‘Do t’i shkoj deri në fund!’ Kirurgu i njohur padit ministren Manastirliu dhe rektorin e Mjekësisë…

0
94

“Jam këtu si qytetar dhe kërkoj mbrojtjen e ligjit, aspak për interesat e mia personale. Do t’i shkoj çështjes deri në fund, këtu ka një konflikt të pastër interesi. Kjo është vënë re nga i gjithë stafi akademik”,- tha Beqiri.

Ish ministri i Shëndetësisë, i propozuar nga demokratët në qeverinë tranzitore, profesor Arben Beqiri, një nga kirurgët më të mirë në vend për sëmundjet e brendshme ka hedhur në gjyq si ministrinë e Shëndetësisë dhe rektorin e Universitetit të Mjeksisë, Arben Gjata por që prej vitesh ushtron me kohë të plotë punën e rektorit.

Në akuzën e tij të depozituar në gjykatë, doktor Beqiri argumenton se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin duke i dhënë rektorit të Universitetit të Mjeksisë edhe një post të dytë, drejtimin e shërbimit të kirurgjisë në QSUT një pozicion kyç që kërkon angazhim me kohë të plotë.

Në gjykatë është paraqitur vetëm doktor Arben Beqiri, ndërsa kundërshtari i tij, z. Gjata është përfaqësuar nga avokati i tij.
Dr Arben Beqiri thotë se do ti shkojë cështjes deri në fund dhe se pret që gjykata të japë drejtësi.

Nga 48 shërbime që numëron Spitali Universitar “Nënë Tereza” vetëm 32 prej tyre kanë të zyrtarizuar shefin e ri të shërbimit. Një pjesë e kandidatëve kanë hapur procese gjyqësore si ndaj ministres, spitalit dhe kandidatëve kundërshatar me argumentin se procesi zgjedhor ka qenë i parregullt dhe jo transparent. Ndërkohë që në disa shërbime kandidatët nuk plotësojnë kriteret ligjore për tu zgjedhur shef shërbimi, çka vë në pikëpyetje vazhdimësinë e këtyre shërbimeve. Shembull, shërbimi i urologjisë, ku asnjë prej kandidatëve që morën pjesë në garë nuk ka titujt e duhur dhe eksperiencën në punë për të mbajtur postin e shefit të shërbimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here