URGJENTE!!! Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri i alarmuar, dikush mbledh para në emrin tim për “bamirësi”

“Jam sinjalizuar mbrëmë që prej disa ditësh një adresë facebooku me emrin tim po kërkon shuma të konsiderueshme për “bamirësi”.

Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri i alarmuar ka njoftuar të gjithë fansat e tij se dikush po mbledh shuma të konsiderueshme parash për bamirësi në emër të tij.

Këngëtari ka lajmëruar se një person prej disa ditësh ka hapur një adresë me emrin e tij në Facebook dhe po përdor imazhin e tij.

Sidriti i bën thirrje shqiptarëve të mos bien pre e mashtruesve, ndërkohë që thekson se çdokush që do të kontribojë për bamirësi dhurimet t’i dërgojë në llogaritë e fondacionit ‘FIRDEUS’ dhe ‘Shqiptarët për shqiptarët’.

Postimi i plotë:

URGJENTE!!!

Përshëndetje të dashur miq!
Jam sinjalizuar mbrëmë që prej disa ditësh një adresë facebooku me emrin tim po kërkon shuma të konsiderueshme për “bamirësi”.
Nuk është adresa ime, sepse unë kam vetëm këtë adresë ku po ju shkruaj!
Fondacioni “FIRDEUS” dhe “Shqiptarët për shqiptarët” i kanë numrat e llogarive ku mund të derdhni dhurimet tuaja, të deklaruara dhe gjithashtu nuk kanë përfaqësues ne terren.
Ju lutem edhe një herë, mos bini prè e mashtruesve të tillë!
Ju lutem shpërndajeni sa më shumë!
Zoti i shpërbleftë bamirësit!

Me dashamirësi

URGJENTE!!! Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri i alarmuar, dikush mbledh para në emrin tim për “bamirësi”

Aktori i njohur i kthehet Saimir Pirgut:

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko