Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku denoncon përmes një reagimi në rrjetet sociale se në protestën e 16 shkurtit, një person që goditi derën e kryeministrisë nuk rezulton protestues i opozitës.
Sipas Çollakut, i cili u referohet burimeve konfidenciale brenda policisë, personi me xhup të kuq ishte një i infiltruar civil i policisë dhe ishte i orientuar për të shkaktuar akte dhune, si përfaqësues i opozitë e për të justifikuar shpërndarjen e turmës me gaz lotsjellës.
“Sipas burimeve konfidenciale nga brenda policisë na behet e ditur se ne grupin qe godiste derën e kryeministrisë midis protestuesve,ne protestën e 16 shkurtit, nje individ i veshur me xhup te kuq ka qene i infiltruar i Policisë civil.
Dyshohet se vete policia ka orientuar dhunën drejt derës te kryeministrisë per te justifikuar goditjen e turmës me gaz toksik.
Kërkohen foto e nje individi me xhup te kuq qe godet derën e kryeministrisë,polic civil i infiltruar. Ftoj gazetare te pavarur e profesioniste te hetojnë ne këtë skandal shtetëror te paprecedente”, shkruan anëtari i Kryesisë së PD.