Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një mesazh në të cilin denoncohen lidhjet nepotike në administratën shtetërore.
Berisha shkruaj se ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi, në mbledhjen e Këshillit Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural ka kryer shkelje, pasi ka emëruar në këto funksione nënë e bijë.
Mesazhi i Berishës
“Ja si lumturohen nene e bije nga burri i ish gruas se Edvinit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje Doktor.
Shkelje e pastër e nepotizmit ne Ministrinë e Bujqësisë. Ministri i Bujqësisë Çuçi ne mbledhjen e Këshillit Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural ka kryer shkelje te nepotizmit.
Ne ketë mbledhje është drejtoresha e kabinetit te tij, Lorena Pëllumbi, por edhe nëna e shefes së kabinetit te tij, Brisilda Pellumbi. Kjo shkelje e pastër e nepotizmit ne administratën publike. Bashkëngjitur likun dhe foton. Respekte i dashur doktor!”, thuhet në mesazhin e Berishës.