Luan Rama: Shëndetësia “falas” dhe indiferenca e qeverisë, po e vret këngëtarin Shyqyri Alushi!

0
120

Nga Luan Rama

Shëndetësia “falas” dhe indiferenca e qeverisë, po e vret këngëtarin Shyqyri Alushi!

Shyqyri Alushi, “Artisti i merituar” dhe zëri më përfaqësues i këngës popullore qytetare shkodrane pas Bik Ndojës së paharruar, gjendet i vetmuar përballë shëndetësisë falas dhe indiferencës së qeverisë!
Natyrisht, zonja ministre e kulturës dhe shumë prej kolegëve të saj mund të pyesin se “kush është ky Shyqyri Alushi?!”, por më shumë se ky fakt, problemi është që institucionet tona të kulturës e ato të vlerësimit e nderimit të artistëve, nuk kanë e nuk respektojnë kritere profesionale e shkencore për hierarkinë e vlerave në këtë vend!
Një jetë të tërë, përmes këngës së vet, Shyqyri Alushi iu fal popullit të tij me shpirt e zemër, duke qenë një model i qytetarit artist dhe artistit qytetar.
E kur duhej që të ndjente bashkë me dashurinë dhe respektin e qytetarëve shkodranë dhe atyre të të gjithë vendin që asnjëherë nuk i ka munguar edhe vëmendjen, respektin dhe mirënjohjen e shtetit, shëndetësia “falas” dhe qeveria e rilindjes, jo vetëm e ka braktisur artistin fisnik, por edhe po e vret atë me indiferencën e vet!
Unë lutem me shpirt dhe uroj me zemër që Shyqyri Alushi t’a fitojë betejën me sëmundjen dhe të kthehet në familjen e tij për të qenë gëzimi dhe krenaria e tyre e, edhe e jona, po për fat të keq, ai ka përballë bashkë me sëmundjen, edhe shendetësinë “falas” pa ilaçe dhe medikamente, ka përballë edhe indiferencën e qeverisë e të shtetit, i cili nuk kursehet duke shpërblyer e nderuar përfaqësues antivlerash e mediokritetesh perverse, që gëlojnë dhe ushqehen për të gajasur e duartrokitur duke u mbllaçitur e gogësitur korridoreve të pushtetit!

Fotografia e Luan Rama

Fotografia e Luan Rama

https://www.facebook.com/100016753425961/videos/399710837264027/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here