“Finalja”. Ndoka: Ramën do ta largojmë me presh aty ku nuk thuhet….

0
106

“Pse ca është kryeministria, është një godinë që futesh e del, për qytetarët është edhe ajo. Madje ishte shumë mirë edhe që u tentua të prishet streha e vendosur te kryeministria, se është ndërtim pa leje. Kërpudha dhe streha, ajo ishte pasuria e tij në këto 6 vite”, shprehet Ndoka.

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” kreu i PDK, Nard Ndoka komentoi edhe dhunën në protestën e 16 shkurtit, për të cilën tha se ishte qytetare edhe pse u tentua nga protestuesit të futen brenda.

“Pse ca është kryeministria, është një godinë që futesh e del, për qytetarët është edhe ajo. Madje ishte shumë mirë edhe që u tentua të prishet streha e vendosur te kryeministria, se është ndërtim pa leje. Kërpudha dhe streha, ajo ishte pasuria e tij në këto 6 vite. Te kërpudha u bë nami u hodhën disa ‘bomba’ me gaz. Kjo i provokon qytetarët. Unë jam ndjerë i provokuar nga Edi Rama, kur jam përballur me këtë gaz, që çdo njeri nuk e ka marr veten për 3-4 ditë. Janë të dëmshme për shëndetin. Aq më tepër kur dihet sa të dëmshme janë ato, e kur dihet që janë dhuratë nga Serbia, ky është kulmi, që përdor disa mbetje, që kanë mbetur nga lufta me Kosovën.” – tha Ndoka, ndërsa theksoi se Rama e ka të qartë se kjo është një revoltë që nuk do të përfundojë asnjëherë.

Për kreun e PDK, Rama është tashmë jashtë sistemit ndaj duhet të largohet, dhe kjo është një përgjegjësi kombëtare e opozitës.

“Është momenti final. Çdo ditë nën qeverisjen e Edi Ramës është një fatkeqësi kombëtare, dhe këtë edhe vetë Rama e kupton. Ai personalisht nuk ka mundësi të dialogojë me opozitën, të firmosë një marrëveshje me opozitën. Prandaj e para është largimi i tij dhe më pas do të jetë një rrugë e hapur për mënyrën se si do të kemi një qeverisje për zgjedhjet e parakohshme. Çdo kosto ka vetëm një emër Edi Rama, është kapur me presh në dorë dhe do ta largojmë me presh aty ku nuk thuhet”, -tha Ndoka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here