Prisni faktet! Akuza e fortë e Kreshnik Çollakut: Ambasadorët tanë përdoren nga Rama… Pagesa lobimi, transferta parash, letra kundër opozitës dhe…

0
101

“Shumë shpejt do të publikojmë faktet, sesi Rama përdor ambasadorët tanë të atashuar në Europë, i përdor për pagesa lobimi, transferta parash, letra kundër opozitës dhe interesa të oborrit të tij”.

Kryetari i këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, ka bërë një deklaratë të fortë, ku paralajmëroi publikimin e fakteve sipas të cilave, ambasadorët tanë në Evropë, përdoren nga Rama për pagesa lobimesh dhe transferta parash, apo letra kundër Opozitës.

Këtë deklaratë, Çollaku e bëri në televizionin Fax News, teksa komentoi situatën aktuale në vend, ku Opozita ka djegur mandatet e saj.

“Shumë shpejt do të publikojmë faktet, sesi Rama përdor ambasadorët tanë të atashuar në Europë, i përdor për pagesa lobimi, transferta parash, letra kundër opozitës dhe interesa të oborrit të tij”, – tha kryetari i anëtarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku.

Lidhur me këtë akuzë, ai denoncoi Ambasadorin e Shqipërisë në Vjenë, i cili sipas tij ka shpërndarë një letër nëpër kancelaritë europiane ku shkruhet se opozita është armike e vendit.

“Ambasadori jonë në Vjenë ka shpërndarë një letër kancelarrive europiane ku në të shkruhet diçka e paimagjinueshme, se opozita është armike e vendit, dhe kjo është diçka e pandodhur ndonjëherë”, – u shpreh Çollaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here