Gazetarja e njohur i përvishet keq Drejtorit të Policisë: Kërkoji falje qytetarëve që…

0
169

Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetarja Anila Hoxha i numëron numrit 1 të Policisë së Shtetit se përse duhet të kërkojë falje realisht, jo në mënyrë patetike.

Reagimi i gazetares Anila Hoxha:

Nebi Hyskaj , ish polici te cilit ne 1997 ju vrane perkrah shoket ju rikthye policise. Ju lumte!Pavaresisht voneses,faleminderit qe nuk e harruat pergjithe jeten , ne cepin e te harruarve ! Ai eshte deshmitari i gjalle qe na rrefen se polici e ka vendin dhe shtepine ne polici, krimineli e ka vendin ne burg dhe deshmoret e policise e kane vendin edhe ne ndergjegjjen tone, per tna kujtuar se kemi pergjegjesi per jeten qe ju rrembye cdonjerit …

Por nderkohe ne te njejten dite, police te rinj qe kane shume rruge per te bere perpara, shperndanin leter faljen e drejtorit te pergjithshem. Lutja e faljes ju drejtohet bizneseve dhe klienteve qe diten e protestes para parlamentit u sulmuan me gaz lotsjelles. Patetike!!

Se pari drejtori i pergjithshem i policise tu kerkoje falje publike madje te veteve, policeve qe ruajne rendin dhe qetesine orar pa orar dhe pikerisht me firme te tij nuk ju paguhen oret shtese.

Tju kerkoje falje dhe te ule kryet para tyre, qe u neuroparalizuan nga gazi, njesoj si cdokush qe gjendej ate dite ne proteste.

Ti kerkoje falje vetes si drejtor i pergjithshem i policise se shtetit qe para se te urdheronte bashke me te tjeret leshimin e gazit lotsjelles duhet te lexonte edhe njehere ligjin dhe rregullat . Si me poshte;

“VKM 730 date 28.05.2008 dhe nje VKM tjeter me Nr.293 date 08.04.2015 “Per miratimin e llojeve te armatimit,te lendeve neuroparalizuese dhe mjeteve te tjera te perdorimit te forces nga Policise se Shtetit”,

“Rregullorja e Funksionimit te Forcave Levizese Operacionale Nr.146 date 09.04.2013”,

“Procedura Standarde te Punes te Strukturave te Rendit dhe Sigurise Publike Nr.253 date 15.03.2017 “,“Per planifikimin e sherbimeve te policise gjate zhvillimeve te tubimeve”.

Por mbi te gjitha cdo qytetari te qete dhe paqesor qe pikerisht ligji i jep te drejten per te protestuar. Gazi lotsjelles nuk leshohet si ti teket drejtuesve te policise, ka procedura dhe duhet te ezaurohen disa etapa. Perse egziston reparti i nderhyrjes se shpejte? Perse i vendosni kordonet? Perse instalohen mjetet ujehedhese? Kur hidhet gaz lotsjelles dhe ne perpjestim me cfare veprimesh nga ana e protestuesve?

Kerkim falja duhet tu drejtohej po ashtu cdo kalimtari te rastesishem, cdo punonjesi te medias dhe cdo polici te ardhshem qe frymezohet nga heronjte e deshmoret dhe ka veshur uniformen ti sherbeje atdheut

Dhe ne fund, kur kerkohet falje kuptimi eshte se pranohet qe eshte gabuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here